Sipas një studimi, pasiviteti është po aq vdekjeprurës sa duhani

E enjte, 19 korrik 2012

Grafiku i shëndetit, meshkuj mbipeshë dhe obezë.
84, 114 dhe 152 cm përkatësisht

Një raport i publikuar nga revista shëndetësore The Lancet thotë se pasiviteti mund të jetë po aq fatal sa duhani. Përpiluar nga 33 punonjës kërkimorë, raporti flet për një "epidemi" në të cilën një në tre të rritur në mbarë botën janë pasivë, duke çuar në rreth 5.3 milion viktima nga kjo.

Kërkimi për The Lancet tregoi se njerëzit në vende me të ardhura të larta janë më pak aktivë se njerëzit në vende me të ardhura të ulëta. Studimi tregoi se afërsisht dy në tre të rritur në Mbretërinë e Bashkuar nuk janë aktivë mjaftueshëm. "Rreth tre në dhjetë njerëz të moshës 15 vjeç ose më të rritur — rreth 1.5 miliard njerëz — nuk arrijnë rekomandimet aktuale të aktivitetit fizik," thotë raporti, i publikuar në prag të lojërave olimpkie verore 2012.

Pedro Hallal, një kërkues për studimin, shpjegoi: "Me lojërat olimpike 2012 që po vijnë, sporti dhe aktiviteti fizik do të tërheqin një vëmendje të madhe në të gjithë botën. Megjithatë, bota do të jetë duke parë atletë nga shumë vende duke konkuruar në ngjarje sportive [...] shumica e shikuesve do të jenë mjaft inaktivë. Sfida globale është e qartë - bëjeni aktivitetin fizik një përparësi të shëndetit publik në të gjithë botën për të përmirësuar shëndetin dhe për të reduktuar rrezikun nga sëmundjet." Presidenti i Fakultetit të Shëndetit Publik, profesor Lindsey Davies foli për një teori të ngashme: "Ne duhet të bëjmë çmos që ta bëjmë të lehtë për njerëzit të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të bëhen aktivë si një pjesë ee jetëve të tyre të përditshme [...] Mjedisi ynë ka një rol të konsiderueshëm për të luajtur. Për shembull, njerëzit që ndihen të pasigurt në parkun e tyre lokal, do të ketë pak gjasa që ata ta përdorin." Sipas BBC Health, ushtrimet gjimnastikore mund të ndihmojnë në forcimin e kockave, dhe gjitashtu mund të ndihmojnë në çështje të tilla si pagjumësia apo depresioni.

Megjithatë, BBC News Online raportoi se krahasimi i një jete pa aktivitet fizik me duhanin është vënë në pikëpyetje, pasi gjasat që duhani të shkaktojë vdekjen janë më të mëdha. Për t'u krahasuar është numri i duhanpirësve me numrin e ulët që jetojnë pa aktivitet fizik. Dr. Claire Knight nga Cancer Research UK pohon: "Kur vjen puna për të ndalur kancerin, lënia e duhanit është gjëja më e rëndësishme që mund të bëni."


Burimet