Shtypi: Mumbaraku është në gjendje koma
Ngjarjet e fundit në Egjipt ndikuan seriozisht në shëndetin e Hosni Mubarakut, i cili javën e kaluar u tërhoq nga funksioni i presidentit, pas 30 viteve të kaluara në pushtet dhe ai tani për momentin është në gjendje shumë të rëndë, lajmërojnë mediat arabe. Sipas gazetës "Al Masri al Jum", Mubaraku 82- vjeçar madje ka rënë në koma. Gazeta i referohet një burimi te mirinformuar nga rrethi i ish presidentit, sipas të cilit, Mubarak merr ndihmë mjekësore në kushte shtëpiake dhe deri tani nuk është marrë vendim për hospitalizimin e tij. Sipas disa shtypit, Mubaraku disa herë e ka humbur vetëdijen, ndërsa përgatitej fjalimi i tij i fundit drejtuar kombit. Tani për tani nuk ka asnjë informatë zyrtare për gjendjen e Mubarakut.
Burimet
redakto- "Shtypi: Mumbaraku është në gjendje koma" — Radio Televizioni Shqiptar, 16 Shkurt 2011