Shqiptarët duan referendum në Mal të Zi

Statusi: E mbaruar 11:54, 13 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Në Mal të Zi do të duhej të organizohej referendum në të cilin shqiptarët do të deklaroheshin nëse duan të jetojnë në shtetin e përbashkët me bashkatdhetarët e tyre, ka vlerësuar kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj.

Ai ka deklaruar për të përditshmen podgoricase “Vijesti” se në Mal të Zi do të mund të rritej mbështetja për shtetin e përbashkët shqiptar nëse pushteti vazhdon të injorojë problemet e shqiptarëve në Mal të Zi. Ai ka hedhur poshtë kritikat e politikanëve shqiptarë, duke theksuar se disa prej tyre nuk e mbështesin Listën, sepse kanë frikë se mund të prishin marrëdhëniet me qeverinë malazeze. “Ekziston një mënyrë e thjeshtë që në Mal të Zi që të vlerësojmë mbështetjen e shqiptarëve për Listën tonë, e ai është referendumi”, ka theksuar Danaj. Sipas tij, kur është themeluar Lista për Shqipërinë Natyrale në sallë kanë qenë 45 shqiptarë nga Mali i Zi. “Ndoshta dikujt ky numër sot mund t’i duket i vogël, por nga sjellja e shtetit ndaj të drejtave të shqiptarëve varet nëse këta njerëz do të mbesin pakicë apo mendimin e tyre do ta ndajnë shumica e bashkatdhetarëve në Mal të Zi”, ka thënë Danaj.

Referencat

redakto