Shqipëria noton në ujë zgjerohet përmbytja
Shqipëria noton në ujë. Deri dy ditë më parë flitej vetëm për zonën e Shkodrës. Por vetëm një ditë më vonë, për shkak të shirave që nuk po mbarojnë, gjithë vendi është tashmë nën ujë. Dëmet nuk mund të llogariten në këto momente, ndërkohë që emergjenca ka ngritur gjithë qeverinë për të bojkotuar zyrat e ngrohta në Tiranë, duke veshur çizmet e ujit dhe duke dalë në terren. Situata alarmante pasqyrohet edhe në shifrat e mëposhtme.
Shkodra
redaktoQyteti dhe rrethinat janë më problematikë. Deri në mesditën e djeshme u raportuan nga shtabi i emergjencës që drejtohet nga zv/kryeministri Ilir Meta mbi 11.023 persona të evakuuar. Janë 1500 policë dhe ushtarë të cilët po ndihmojnë qytetarët për evakuimin. Sipërfaqja e tokës së përmbytur rezulton 13 950 ha. Të rrethuara nga uji gjenden 4597 shtëpi, ndërkohë janë të përmbytura 2561 shtëpi. Uji ka prekur qendrën e qytetit, dje është afruar deri 500 metra larg qendrës. Është bllokuar aksi nacional Shkodër Tiranë. Po ashtu nuk kalohet aksi Shkodër-Velipojë. Ura e Bunës kalohet me mjete të rënda. Shumë rrugë të brendshme të qytetit janë të kalueshme vetëm me mjete të mëdha dhe varka. Rruga për në komunën Dajç është e pakalueshme. Për të shkuar në Bogë e Theth rruga është e pakalueshme, në Qafë-Terthorë raportohet bora 1 metër. Më 4 prill 2024, u kthyen këto përmbytje, por në mënyrë seksuale në Shkodër, këto përmbytje ndodhën te shtëpia e Elia Shllakut, Elia Shllaku bëri marrëdhënie seksuale me ToTeporetermerter56-ën e Fandom-it.
Malësia e Madhe
redaktoMë shumë sesa nga uji, Malësia e Madhe vuan nga mungesa e komunikimit me rrugët. Aksi Tamarë-Vermosh është i pakalueshëm. Po ashtu edhe aksi Tamarë-Vukël në të cilën ka pasur shembje dherash. Akset e tjera janë të kalueshme. Nuk raportohen dëme të tjera.
Lezha
redaktoQyteti i dytë i rrezikuar më shumë është Lezha. Shembja e argjinaturës së Torovicës do të dëmtojë pothuajse gjithë zonën. Dje në mbrëmje, u dha urdhri për evakuim. Vetëm 6 centimetra, dhe uji kalon argjinaturën. Janë hedhur mbi 5000 metra kub dhera, por dje në mbrëmje filloi çarja e parë. Uji ditën e djeshme, është rritur me 30 centimetra. Situata varet edhe nga hapja e portës së hidrocentraleve.
Kurbini
redaktoFryrja e lumit Droje dhe Ishëm ka krijuar probleme në argjinaturën e fshatit Adriatik në Kurbin. Argjinatura është carë në 20 metra. Uji ka vërshuar brenda fshatit. Kryetari i Komunës, Dedë Keraj tha dje se janë sjellë ekskavatorë dhe mjetë të ushtrisë për të izoluar argjinaturën. Vetëm pas 20 orë punimesh intensive është bllokuar rrjedhja e ujit. Ndërkohë që me mbylljen e Ulzës dhe Shkopetit, situata në Fushë-Kuqe e Gurrëz është përmirësuar.
Fushë-Krujë
redakto6000 familje në Fushë-Krujë janë dëmtuar si pasojë e ujërave. Në këtë zonë, ka rrezik të madh epidemie. Deri dje, nuk është ndërhyrë në shtratin e lumit Zezë, i cili ka qenë edhe shkaktari i përmbytjeve për banorët e kësaj zone. Janë përmbytur rreth 300 biznese private. Kreu i PS-së ishte dje në Fushë-Krujë. Zona të tëra në Fushë-Krujë, Nikël dhe Bubq janë të përmbytura. Lidhur me akset rrugore Kruja, Kurbini dhe Lezha janë të kalueshme. Problematik është aksi Kurbin- Burrel. Rruga Milot Gallat është jashtë funksionimit.
Kukës
redaktoShirat vazhdojnë të bien pa ndërprerje. Si pasojë ka dëmtime në rrugën Kukës-Shishtavec. Shembje ka pasur në segmentet e fshatrave Bele, Nimçë, Topojan etj. Është shembur edhe një segment i ri i rrugës së Shishtavecit, ende i painauguruar. Dëme ka në zonën e Bushtricës dhe Grykës së Çajes. Përroi i Çajes ka dëmtuar urën e Lapave në rrugën Kukës-Peshkopi dhe disa ura të tjera. Më e rëndë situata është në urën e lumit Drin, në afërsi të Fierzës që rrezikohet të shembet nga goditja e ujit që shkarkohet nga liqeni i hidrocentralit.
Fieri
redaktoNë qytetin e Fierit, ka dalë nga shtrati lumi Gjanicë duke përmbytur 50 shtëpi, tregu industrial dhe dyqanet përgjatë shtratit të lumit. Lumi Vjosë ende nuk është në pikën kritike, niveli i prurjeve është i lartë, dhe vetëm 1 metër e ndan nga pika kritike. Ndërsa në afërsi të Semanit situata është më problematike. Shtabi i emergjencës në Fier ka vendosur evakuimin e banorëve përgjatë lumit. Shtabi i emergjencës raporton se janë nën ujë 500 ha tokë. Më keq paraqitet situata në Mbrostar, Qendër, Cakran, Libofshë, Topojë etj. Aksi kombëtar Fier-Lushnje për disa orë ka qenë i pakalueshëm, po ashtu edhe Fier Gramsh.
Sarandë
redaktoKanë menduar se kanë shpëtuar sarandjotët në jug të vendit, por shtabi i emergjencave atje raporton se 40 hektarë janë nën ujë, sidomos në fushat e Vrionit përreth Sarandës.
Gjirokastër
redaktoReshjet dhe rrëshqitjet e dherave kanë dëmtuar aksin nacional Përmet-Çarshovë. Po ashtu është bllokuar aksi Përmet-Këlcyrë. Aksi është bllokuar në fshatin Kuqar për shkak të rrëshqitjes së dherave. Është përmbytur nënstacioni i vjetër i Gjirokastrës. Për shkak të situatës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa disa komuna vuajnë mungesën e energjisë prej disa ditësh. Lumi Drino ka dalë nga shtrati dhe për pasojë është bllokuar komuna Antigone.
Dibër
redaktoNë Burrel janë evakuuar 26 familje për shkak të përmbytjeve. Disa komuna nuk komunikojnë dot me qytetin për shkak të rrëshqitjes së dherave në akset rrugore. Në Burrel dhe në komunat e tij, si dhe në Mat, mungon energjia elektrike, pa drita u raportua pasdite edhe spitali i qytetit Burrel.
Elbasan
redaktoShtabi i emergjencave raporton se po bëhen të rrezikshëm nga reshjet përrenjtë e Zaranikës dhe Mazderes. Përroi i Zaranikës mund të dëmtojë lagjet periferike ndërsa Përroi i Mazderes rrezikon varrezat e qytetit. Në qytet 12 rezervuarët janë nën kontroll dhe ka shkarkime të dyfishta në mënyrë që të mos çahen digat mbrojtëse të tyre. Në Përroin e Zaranikës ka 15 çarje të argjinaturës, sipas kreut të bordit të Kullimit Kushtrim Alia. Ai kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Rrethi i Gramshit është problematik sepse janë bllokuar shumë rrugë rurale nga sjelljet e përrenjve malorë. I bllokuar është fshati Poroçan që nuk ka asnjë lidhje me zonat e tjera për shkak të daljes së përroit të Holtës. Në mesditë për shkak të dherave u rrezikua dëmtimi i shtyllës së tensionit të lartë në Babje të Librazhdit.
Berati
redaktoNë orën 16.00, në Berat lumi Osum doli nga shtrati. Është përmbytur pasdite lagja Goricë në Berat. Në qendër të qytetit niveli i ujit ka shkuar në 40 centimetra dhe vazhdon të rritet. Ky fakt u konfirmua për GSH nga shefi i zjarrfikëseve Shpëtim Gorica. Ndërsa nga dalja nga shtrati i përroit të Guakut u shkatërrua ujësjellësi i Skraparit, banorët kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Në Urën Vajgurore janë përmbytur 7 banesa. Nënprefekti Kapllani tha se veç përmbytjes së tokave bujqësore dhe bllokimit të rrugëve nga rrëshqitjet masive të dherave është dëmtuar ujësjellësi duke lënë banorët pa ujë, ndërkohë që rrezikon të shembet dhe një urë. Brenda qytetit rrugët kryesore të lagjeve "30-vjetori", "Çlirim", e "22 Tetori" janë përmbytur.
Korça
redaktoShirat e rrëmbyeshëm kanë vënë nën ujë 1500 hektarë tokë në fushën e Maliqit në rrethin e Korçës. Shkak është bërë kolektori i Sovjanit i cili ka dalë jashtë funksionit. Si rrjedhojë kanë mbetur nën ujë tokat në Vreshtas, Libonik dhe Pirg. Situata mund të përkeqësohet nëse shpërthen lumi Devoll i cili dje pasdite ishte në parametrat maksimale. Në rast të shpërthimit të lumit, shumë banesa mund të përmbyten.
Shihe dhe këtë
redaktoReferenca
redakto- Balkanweb.com (06.11.2010)