Shqipëria, e 58-ta në renditjen e FIFA
Përfaqësuesja shqiptare e futbollit rekuperon shtatë pozicione në renditjen e FIFA-s për muajin nëntor.
Shqipëria renditet në vendin e 58-të në renditje duke lënë prapa ekipe si Polonia dhe Maqedonia, e cila do të jetë kundërshtari i sotëm i Shqipërisë në një ndeshje miqësore.
Sipas FIFA-s, kjo renditje është më e mira në historinë e futbollit shqiptar.
Renditja e nëntorit ka pësuar vetëm një ndryshim në dhjetëshen e parë, ku kryesojnë Spanja, Hollanda dhe Brazili: Egjipti ka fituar vendin e dhjetë duke zbritur Rusinë në vendin e 13-të. [1]
Referencat
redakto- ↑ Top Channel (18.11.2010)