Permbajtje e pjekur perpara

Sa e neveritshme qe qenka kjo permbajtje, nuk dua ta shoh kete permbajtje!

Statusi: E mbaruar 20:15, 21 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Prefekti i Shkodrës, Maxhit Cungu ka deklaruar se situata në 24 orët e fundit në qytetin verior është vështirësuar për shkak të reshjeve.

“Gjatë 24 orëve të fndit ka rënë rreth 54 mm shi dhe ka pasur shkrirje të borës”, ka pohuar Cungu.

Sipas tij, kjo situatë ka bërë që të rritet niveli i ujërave në lumenj dhe për rrjedhojë edhe shkarkimet.

“Reshjet kanë rritur prurjet në lumenjtë e Bunës, Gjadrit dhe Kirit. Shkarkimet nga Vau i Dejës janë 930 metër kub për sekondë”, ka shtuar Cungu.

Si pasojë e reshjeve paraditen e sotme është vërejtur një rritje e sipërfaqes së përmbytur në zonën e Nënshkodrës, me rreth 1 mijë hektarë.

Burimet redakto