Shkodër, më pak ujë në qytet
Ndërprerja e reshjeve dhe ulja e shkarkimeve në Vaun e Dejës kanë sjellë ulje të vazhdueshme të nivelit të ujit në qytetin e Shkodrës por edhe në 8 komunat e përmbytura në Nënshkodër. Ndonëse reshjet kanë pushuar, situata në këto rajone vazhdon të jetë kritike, pasi sipërfaqja e zhytur nën ujë është 13 150 hektarë. Parashikimi i motit nuk është aspak optimist për ditët që vijnë. Zonat ku uji eshte terhequr jane ato qe lagen nga lumi Drin. Per shkak te uljes se shkarkimeve ne Vaun e Dejes, ne komunen Kuç ujrat jane terhequr. Ka renie te ndjeshme te nivelit te ujit edhe ne fshatin Ashte, ne disa pjese te komunes Bushat dhe ne lagjen Bahçallek, nderkohe ne aksion nacional rrugor ne vendin e quajtur Harku i Berdices mund te kalohet normalisht me mjete te vogla.
Ne lagjet e permbytura te qytetit ka nje renie te nivelit ne lagjet Kiras, Ndocaj dhe Tophane dhe Xhabije, renie qe ka cuar ne lirimin e disa rrugeve dhe pallateve por situate eshte akoma shume e rende ne lagjen Livadhe dhe ne zonen perreth.
E izoluar eshte edhe Shiroka ku rruga e vetme per te shkuar atje eshte nepermjet liqenit. Gjithashtu te rrethuara nga uji jane edhe shume fshatra te tjera ne zonen e Nenshkodres. Optimizmi i situates se sotme eshte i perkohshem per shkak te parashikimeve aspak te mira te motit qe lajmerojne rifillimin e rreshjeve gjate dites se neserme. Bashke me reshjet dhe shiut dhe te bores pritet edhe ulje e ndjeshme e temperaturave gjate gjithe muajit dhjetor.
Partia Socialiste ofroi sot ndihma për banorët e zonave të përmbytura në qarkun e Shkodrës, ndërsa i bëri thirrje të gjithë të zgjedhurve dhe strukturave të saj në pushtetin vendor që të angazhohen në këto momente të vështira. Berisha: Qeveria po bën gjithcka, me Malin e Zi do ndërhyjmë në lumin e Bunës.
Referencat
redakto- Balkanweb.com (08.12.2010)
- Top-Channel.Tv (08.12.2010)