Shkarkohet kryetari i Kuvendit te te rinjeve te Kosoves

Statusi: E mbaruar 12:05, 30. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!



Avdullah Hasani, kryetar i Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme te ketij kuvendi eshte shkarkuar nga detyra dhe në vend të tij ështe zgjedhur kryetarin e ri, Kreshnik Cakaj. Shkarkimi i Avdullah Hasanit është bërë me arsyetimin se nuk ka kryer detyrat e kryetarit, të cilat i ishin besuar një vit më parë kur ishte zgjedhur, për hartimin dhe miratimin e Rregullores së Kuvendit të të Rinjve të Kosovës pa miratimin e deputetëve, me anë të së cilës të gjitha kompetencat ia kalon vetes, moskrijimin e kushteve për punë të deputetëve të rinj, mosrespektim të vendimeve të Kryesisë, keqpërdorim të veturës zyrtare, mosdhënie të llogarisë për shpenzimet dhe mohim të të drejtave të deputetëve për t’u shprehur.

Hasani nga ana e tij, nuk e ka pranuar këtë vendim të cilin e ka cilësuar si të paligjshëm. Ai ka thënë se asnjëri prej atyre që janë mbledhur në “Dodonë” nuk janë deputetë derisa ka shpjeguar se shkarkimi i kryetarit bëhet sipas tij nga Asambleja e Përgjithshme prej 1. 872 anëtarësh.

Burimet

redakto