ShBA: Armëpushimi i fundit nga Kadafi u shkel menjëherë

Statusi: E mbaruar 21 Mars 2011 16:08 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Armëpushimi i fundit i njoftuar nga regjimi i kolonel Muamar Kadafit në Libi është një mashtrim që u shkel menjëherë nga forcat e tij, konfirmoi sot këshilltari i presidentit Barack Obama për sigurinë kombëtare, Tom Donilon. "Dje, Kadafi deklaroi një armëpushim, nga ajo që kam kuptuar. Mendimi ynë në këto momente (...) është se armëpushimi i deklaruar nga Kadafi është një mashtrim që u shkel menjëherë", deklaroi Donilon për shtypin në Rio de Zhaneiro, ku Obama përfundoi dje vizitën e tij në turneun në Amerikën Latine.

Countdown për Gaddafin - Nis misioni ushtarak kundër Libisë

"Ne do të vazhdojmë të mbikëqyrim veprimet e Kadafit, jo vetëm fjalët, dhe do të vazhdojmë përpjekjet tona për respektimin e termave të rezolutës 1973 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara", shtoi Donilon. Dje, regjimi i kolonelit libian, Muamar Kadafi njoftoi një armëpushim duke filluar nga ora 19:00 GMT, si përgjigje ndaj kërkesës së Bashkimit Afrikan, njoftoi një zëdhënës i ushtrisë libiane.

Tripoli kishte njoftuar edhe më parë një armëpushim që nuk e respektoi, sipas komunitetit ndërkombëtar që ndërmori të shtunën në mbrëmje operacionin e parë ushtarak në Libi.

Burimet

redakto