ShBA:Shtyhet rezoluta per gjenocidin armen
Ligjvënësit amerikanë kanë përfunduar punën e paraparë në kalendar për këtë vit pa marrë veprime mbi propozim-rezolutën që kërkonte nga SHBA-të të deklaronin si gjenocid vrasjet masive të armenëve nga ana e turqve osmanë. Mbështetësit e rezolutës i kanë dhënë një shtyrje aprovimit të saj në ditët fundit të sesionit vjetor të Kongresit, me gjithë kundërshtimet nga administrata e Obamës. Masat janë kundërshtuar edhe nga udhëheqësia e Turqisë, aleati i Amerikës në NATO.
Raportohet se miratimi i rezolutës në vitin e ardhshëm po ashtu është vënë në dyshim, pasi kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Xhon Bohner, e kundërshton po ashtu atë. Armenia thotë se deri në 1,5 milionë armenë janë vrarë në mënyrë sistematike nga turqit osmanë në kohën e Luftës së Parë Botërore. Qeveria e Turqisë mohon se vrasjet përbënin një politikë të gjenocidit.
Burimet
redakto- "RTSH.al" — 23. Dhjetor 2010