Seuli: Do hakmerremi ndaj çdo provokimi

Statusi: E mbaruar 17:00, 28. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Presidenti i Koresë Jugore, Li Mjung-bak, ka shprehur vendosmëri që vendi i tij të hakmerret kundër Koresë Veriore, nëse provokohet përsëri. Ai me këtë rast, tha se nuk frikësohet nga lufta me veriun Komunist. Në fjalimijn e tij të rregullt në radio, zoti Li tha se ushtria e Koresë Jugore “duhet të përgjigjet në mënyrë të pamëshirshme” ndaj çfarëdo sulmi të ri të Koresë Veriore. Tensionet ndërmjet dy Koreve janë rritur prej muajit të kaluar, kur Pheniani e bombardoi një ishull jugkorean, duke vrarë katër vetë. Të dy shtetet e akuzojnë njëri–tjetrin se ka provokuar i pari.

Burimet

redakto