Rusia e Katari në festë, Putin: E dashurojmë futbollin

Statusi: E mbaruar 08:20, 03 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin ka falënderuar popullin rus dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s për vendimin e tyre që i dhanë Rusisë të drejtën e organizimit të Botërorit 2018. Pas vendimit, ai ka dalë menjëherë në televizionin kombëtar për ta komentuar atë.

Skeda:W.Cup.svg
Fifa World Cup

“Në fillim dua të falënderoj anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, - deklaroi Putin. – Ky vendim shkon me filozofinë e FIFA-s për zhvillimin e futbollit në vendet ku nevojitet ky zhvillim. Rusia e dashuron futbollin, e di se çfarë është ky sport dhe vendi ynë do të bëjë gjithçka për të organizuar një Botëror të niveleve të larta”. Plani i Rusisë përfshin 16 stadiume dhe 13 qytete pritëse, nga Moska në Kazan e deri në Ekaterinburg. Shteti rus ka premtuar investimin e 3.82 miliardë dollarëve për infrastrukturën e Botërorit.

Ndërkohë, vendimi i FIFA-s është pritur si një triumf në Moskë, ku mijëra njerëz dolën nëpër rrugë me flamuj dhe uronin njëri-tjetrin për këtë vendim historik. Të gjithë njerëzit shpresojnë që ky vendim ta çojë në një nivel më lart futbollin në Rusi. Finalja e Champions League në vitin 2008 ka qenë një reklamë e mirë për këtë vend në sytë e opinionit ndërkombëtar.

Ndërkohë, një festë gjigande është zhvilluar edhe në Katar, pas vendimit historik të FIFA-s që të çojë për herë të parë Botërorin në Lindjen e Mesme në vitin 2022. Mijëra njerëz kanë festuar në rrugët e kryeqytetit Doha këtë vendim. Turma ka pritur gjatë në rrugë lajmërimin e presidentit të FIFA-s Sep Blater, ndërsa menjëherë më pas njerëzit nisën t’u binin borive të makinave dhe vuvuzelave, nën thirrjet “Katar! Katar!”. Katari mundi në finale Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një votim 14 me 8, ç’ka është quajtur një vendim i gabuar nga ana e presidentit amerikan Barak Obama.

Referenca

redakto