Rusi: Bie Avioni ushtarak, 12 te vdekur

Statusi: E mbaruar 20:20, 29. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Raportohet se nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak transportues rus, të tipit Antonov, në rajonin Tula, në jug të Moskës, kanë vdekur së paku 12 anëtarë të ekuipazhit. Agjencitë ruse të lajmeve, duke u mbështetur në Ministrinë e Mbrojtjes, raportojnë se aeroplani po fluturonte nga qyteti Voronezh për në Tver, kur u zhduk nga radarët, mbrëmë rreth orës 21:30, sipas kohës së Moskës. Zyrtarët kanë thënë se të 11 anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën. Nuk janë dhënë shkaqet eventuale të përplasjes. Aeroplani gjigant An-22 përdoret për transportimin e trupave dhe të pajisjeve të rënda ushtarake, siç janë makinat e blinduara.

Aeroplani gjigant An-22

Burimet

redakto