Statusi: E mbaruar 12:50, 24. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Pas ratifikimit të marrëveshjes START prej senatit të SHBA-së parlamenti rus do të merret brenda këtij viti me traktatin për çarmatimin nga armët bërthamore. Ka gjasa, që kjo të ndodhë që sot. Presidenti Medvedev e përshëndet ratifikimin e marrëveshjes së çarmatimit START prej senatit të SHBA-së. Zëdhënësja e tij, Natalja Timakova, informoi publikun, se presidenti e ka regjistruar këtë hap me kënaqësi. Ai shpreson, tha ajo, që Duma dhe këshilli i federatës të jenë të gatshme, ta ratifikojnë traktatin e çarmatimit gjithashtu.

Ka të ngjarë, që Duma të votojë që të premten, deklaroi kryetari i parlamentit Boris Grislov. "Sikur rezoluta e bashkangjitur të mos e prekë tekstin e mirëfilltë të marrëveshjes, atëherë për traktatin mund të votojmë që nesër.

Ky është mendimi i komisionit përgjegjës dhe i fraksionit të Partisë "Rusia e Bashkuar". Por në rast se rezoluta saktëson ose plotëson formulime në tekstin e negociuar, atëherë duhet të vazhdojmë të negociojmë."

Burimet

redakto