Rrethrrotullimi i Fierit, paraqitet projekti

Statusi: E mbaruar 22:07, 26 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Ministria e Transportit ka prezantuar projektin e “By pass-it të Fierit” qe pritet te ndertohet se shpejti. Ky segment rrugor, nje financim i qeverise italiane eshte pjese e korridorit veri-jug dhe do te kaloje prane Parkut Arkeologjik te Apollonise, i cili ne saje te ketij projekti do te kete 2 hyrje duke lehtesuar levizjen e turisteve ne kete zone.

Ministri i Transporteve Sokol Olldashi tha se zbatimi i ketij projekti do te filloje ne muajt e pare te vitit 2011 dhe se ndertimi i tij do te beje te mundur vazhdimin e korridorit veri-jug. Segmenti rrugor 22 km i gjate, me gjeresi 22 metra do te kete 4 korsi dhe shpejtesia e levizjes parashikohet te jete 120 km/h.

Ndertimi i kesaj pjese rruge do te reduktojë ne 15 minuta kohen e levizjes nga fshati Mbrostar ne Levan te Fierit. Aktualisht qeveria shqiptare eshte ne bisedime me Banken Europiane per Zhvillim dhe Banken Europiane te Investimeve per financimin e zbatimit te ketij projekti.

Referenca

redakto