Ronaldo mungon kundër Gijonit
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të llogarisë për ndeshjen e ardhshme në shërbimet e yllit purtugez, Cristiano Ronaldo i cili për shkak të lëndimit nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim.
AS shkruan se Ronaldo nuk do të mund të rikuperohet me kohë për ndeshjen kundër Sporting Gijonit, ndërsa portugezi mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëe kundër Tottenhamit.
Mourinho do të përpiloj skuadrën e tij për ndeshjen kundër Sportingut sot në mbrëmje por fatkeqësisht ai nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Ronaldos.
Burimet
redakto- "Ronaldo mungon kundër Gijonit" — LajmeSport, 01. Prill 2011