Rezultatet e nxënësve nga Shqipëria në studimin PISA - 2009 për Shqipërinë

Statusi: E mbaruar 17:48, 10 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


OECD publikoi (7 dhjetor) rezultatet e studimit "Çfarë dinë nxënësit dhe nxënëset dhe cilat janë kompetencat e tyre në lexim matematikë dhe në shkencat natyrore".

Në Tiranë ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, vuri në pah progresin e Shqipërisë në arsim. Për Alfons Harizajn, menaxheri kombëtar i projektit të PISA-s, është e qartë se rezultatet për Shqipërinë janë dy. "Njëri është pikët që ka fituar në komponentet lexim, matematikë, dhe shkenca natyrore. E dyta është renditja. Ajo ka fituar 385 pikë në lexim, 36 pikë më shumë se në PISA 2000. Në mathematikë ka fituar 377 pikë dhe në shkenca ka marrë 391 pikë. Dhe një interpretim tjetër i rezultatetve është renditja midis 65 vendeve, duhet thënë se është rritur 5 vende në lidhje me vendin e fundit që kishte në vitin 2000." Po, nëse hedh një sy në listën e vendeve, vëren se Shqipëria nuk është më e fundit në listë sepse ajo ka lënë pas Katarin, Panamanë, Perunë, Azerbaxhianin dhe Kirgistanin. Por Shqipëria është ndër vendet e rajonit që ka zënë vendin më të keq në testimin e vendeve sipas pikëve që ka marrë në komponentët kryesorë. Shumë më mirë se Shqipëria janë Mali i Zi, Rumania, Bullgaria,Turqia, Kroacia, Serbia ku pikët janë pothuajse në nivelin e 440. Vlerat optimale ndodhen tek 500 pikët dhe gati dy të tretat e nxënësve dhe nxënëseve nga vendet e OECD-së ndodhen midis 400 dhe 600 pikëve në rezultatet e testimit.

A është bërë analizë, çfarë ka ndryshuar në Shqipëri?

redakto

Studimi bëhet për për të rinjtë në moshën 15 vjeçare. Në Shqipëri janë përzgjedhur rreth 5 mijë nxënës. Testi është ndërkombëtar, i prodhuar nga qendra organizuese e testit. Shqipëria ka marrë pjesë në testimin e bërë në vitin 2000, 2009 dhe do të marrë pjesë edhe në testimin që do të bëhet në vitin 2012. Rezultatet e PISA- 2009 janë interpretuar vetëm politikisht nga ministri i Aarsimit Myqerem Tafaj. Çfarë ndryshimesh kanë ndodhur nga Pisa 2000 deri në Pisa 2009, nuk janë parë ende. Harizaj thotë se një komision i zgjedhur do të merret me analizat e rezultateve. "Analizat do të identifikojnë arsyet e përmirësimit të rezultateve të Shqipërisë në PISA 2009", thekson ai.

Rezultatet PISA- 2001

redakto

Pisa 2000 patën nxjerrë se nxënësit shqiptarë ishin në gjendje të dobët, por ngarkesa mësimore ishte më e madhe krahasuar me vendet e tjera. Kështu në lexim nxënësit e shkollave në Shqipëri morrën 349 pikë (krahasuar me Gjermaninë 484 pikë).

Vetëm 71 përqind e nxënësve shqiptarë janë në gjendje që të marrin nga tekstet informacionet kryesore, dhe t`i vlerësojnë ato. Kështu ata nuk kanë shanse që të ushtrojnë profesione më të kualifikuara dhe më të paguara duke pasur parasysh leximin mekanik. Midis nxënësve të mirë dhe atyre të dobët diferenca është shumë e madhe. Një nga arsyet e rezultateve të dobta janë raportet e pafavorshme nxënës - mësues, që shkaktohen nga mbingarkesa e klasave. Kjo ndikon në rënien e kualitetit të mësimit. Shkollat në qytete dhe në periferi punojnë mbi kapacitetet e tyre. Në fshatra raportet nxënës mësues janë të ulta, një mësues ka shumë pak nxënës dhe infrastruktura e keqe pengon bashkimin e shkollave të vogla. Mesatarja e nxënësve në Shqipëri është 30,5 nxënës për klasë, në Maqedoni 31,5, në Gjermani 24,1 dhe Bullgari 22,5. Analiza më e detajuar e rezultateve të PISA-2009 do të tregojë cilat pjesë të arsimit në Shqipëri janë përmirësuar, si është gjendja e arsimimit parashkollor dhe atij sekondar dhe janë financimet.

Burimet

redakto
  • Aida Cama. "Lajm.com" —  10. Dhjetor 2010