Rehn: Kriza e Euros kerkon veprime te shpejta

Statusi: E mbaruar 10:42, 24. Janar 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Në luftë kundër krizës së monedhës së përbashkët evropiane euro, Komisioni i BE-së insiston që qeveria gjermane të ndërmarrë veprime të shpejta. Komisioneri i BE-së Olli Rehn përsëriti edhe një herë kërkesën për forcimin e menjëhershëm të fondit të shpëtimit për shtetet e euros në nevojë. Qetësimi i tregjeve gatë javëve të fundit nuk është arsye që ne ta ndiejmë veten komod, tha komisioneri për monedhën i Bashkimit Evropian për gazetën e përditshme "Die Welt". Qeveria gjermane ka parlajmëruar nga ana tjetër nga "masat e parakohshme". Të martën për një vizitë në Berlin pritet presidenti i Komisionit Evropian José Manuel Barroso. Pritet që gjatë takimit me kancelaren Angela Merkel temë qendrore të jetë stablizimi i euros.

Kartëmonedhat Euro
Oli Rehn politikan finlandez

Burimet

redakto