Reali drejt kualifikimit 4 gola ndaj Totenhemit

Statusi: E mbaruar 6 Prill 2011 15:31 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Jam i kënaqur edhe me një barazim 0-0, deklaronte para ndeshjes Zhoze Murinjo. Por, askush nuk e besonte dhe në të vërtetë portugezi tregoi sërish se pas çdo deklarate fsheh diçka. Reali i tij ka triumfuar 4-0 mbrëmë ndaj Totenhemit, duke bërë një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Champions League. Pas vetëm 4 minutash, Emanuel Adebajor shënoi golin e parë pas një goditje këndi, ndërkohë që anglezët komplikojnë gjithçka në minutën e 15-të, kur Krauç merr kartonin e dytë të verdhë për një faull të rëndë ndaj Marselos. Në pjesën e parë madrilenët gabojnë shumë, por nuk e bëjnë këtë në të dytën. Pas vetëm 12 minutash, Adebajor realizon golin e dytë, duke mposhtur me një parabël me kokë Heurelio Gomesh.

Sulmet e madrilenëve nuk janë ndalur dhe në minutën e 72-të, Angel Di Maria realizon një tjetër gol, atë të nokautit. Totenhemi nuk duket fare në fushë dhe 3 minuta para fundit, Ronaldo realizon me një goditje fluturimthi, duke vulosur fitoren, por edhe kualifikimin.

Burimet redakto