Raundi i 3-të i dialogut Kosovë-Serbi nis javën tjetër

Statusi: E mbaruar 8 Prill 2011 18:33 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Në javën që vjen pritet të mbahet raundi i tretë i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë. Java e ardhshme pritet që të jetë ndër më intensivet që kur kanë kanë filluar bisedimet, raportojnë mediat kosovare. I ashtuquajturi Komitet për verifikimin e regjistrit civil, pritet që në fillim të javës të arrijë marrëveshjen, me anë të së cilës do të vendoset se si Kosova do t`i pranojë kopjet e regjistrit civil, ndërkaq që nga fundi i javës së ardhshme, Edita Tahiri dhe Borko Stefanovic, me ekipet e tyre, do të jenë sërish në Bruksel.

Në takimet e deritashme mes Kosovës e Serbisë është diskutuar për vulat, regjistrin civil, trafikun ajror, energjinë elektrike dhe telekomunikacionin. Lëvizja e lirë, çështja e të zhdukurve, fondet pensionale e bashkëpunimi rajonal pritet që të jenë temat e ardhshme.

Kosova ende nuk ka marrë asnjë premtim nga Brukseli se konstruktiviteti i saj në dialog, do ta ndihmojë në afrimin me BE-së, qoftë edhe në hapin më të thjeshtë, siç është futja në marrëdhënie kontraktuale me unionin e 27 shteteve, pjesë e të cilit Kosova pretendon të jetë. Mungesa e një premtimi të tillë, ka bërë që dialogu të kritikohet dhe vlerësohet negativisht nga opozita dhe shoqëria civile në Kosovë.

Burimet

redakto