Statusi: E mbaruar 12:50, 24. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Presidenti i SHBA-së, Barak Obama e mbyll këtë vit me një sukses të madh në politikën e jashtme. Me 71 vota pro dhe 26 kundër senati miratoi marrëveshjen e çarmatimit START. Presidenti i SHBA-së u prezantua i vetëdijshëm përpara gazetarëve në konferencnë e shtypit. Ai e kishte vendosur si prioritet miratimin e marrëveshjes START dhe kishte bërë për këtë një punë intensive lobiimi.

Presidentët nënshkruan tetë marrëveshje

13 senatorë republikanë votuan bashkë me demokratët për miratimin e marrëveshjes, duke siguruar kështu më shumë se shumicën e nevojshme të dy të tretave. "Miratimi ndërpartiak në senat është një sinjal i qartë për botën, që demokratët dhe republikanët janë krah njëri-tjetrit kur është fjala për sigurinë tonë." - tha Obama.

Burimet

redakto