Statusi: E mbaruar 12:29, 26 Janar 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Nbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka thënë se të gjithë bashkëlojtarët e tij duhet të luftojnë që Mbretërit të fitojnë çdo titull në këtë sezon.

Sergio Ramos

Los Blancos nesër takohen me Sevillan në ndeshjen e parë të Copa del Rey, dhe Ramos ka thënë se triumfi në këtë garë është objektiv shumë i rëndësishëm për ta.

“Jemi krenar që luajmë në tre gara, por tani ne duhet të fokusohemi vetëm në Copa del Rey sepse nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë.

“Ne duhet të fitojmë këtë titull sepse klubi ka kohë të gjatë që nuk ka triumfuar në këtë garë. Ne dimë që Sevilla është klub i vështirë por do të mundohemi ta eliminojme atë”, tha Ramos për faqen zyrtare të klubit.

Burimet redakto