Rama: Xhami e re në Tiranë
Një ditë para festës së madhe të Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë marrin lajmin e mirë se ashtu si dy komunitetet e tjera fetare të mëdha, do të kenë tashmë një xhami të re në qendër të kryeqytetit.
"Dua t'ju jap në prag të kësaj nate të mirë, lajmin që bashkia ka gati planin e punës për ndërtimin e xhamisë së re, një nevojë e munguar e komunitetit mysliman", u shpreh Rama.
Kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama ka zgjedhur pikerisht kete dhurate simbolike per te uruar te gjithe besimtaret myslimane per festen e Kurban Bajramit.Godina e re e xhamise, e parashikuar, ne planin e Tiranes do te ndertohet ne qender te kryeqytetit,diku mbrapa Pallatit te Kultures ,duke kijuar keshtu edhe vizualisht trekendeshin e harmonise fetare te shqiptareve, qe sipas kryebashkiakut eshte nje vlere qe duhet percuar me ide te reja brez pas brezi.
"Per xhaminë e re kemi gati një sipërfaqe të nëvojshme në qendër të Tiranë, bazuar në planin e qendrës. Kemi edhe astistencën teknike për të organizuar konkursin ndërkombëtar", tha Rama.
Kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama u shpreh se pergjigja pozitive ndaj komunitetit per nje hapesire me te madhe do te pasoje dhe bashkepunimin e metejshem me perfaqesues te Komunitetit Mysliman deri ne ndertimin e kesaj xhamie dhe muzeut ne krah te saj. [1]
Burimet
redakto- ↑ Top Channel (15.11.2010)