Qeveria egjiptiane nen presion
Pas sulmit të përgjakshëm kundër të krishterëve koptë në Aleksandri në Natën e Vitit të Ri, politikanë gjermanë kanë kërkuar rritjen e trysnisë ndaj qeverisë egjiptiane. Politikani i të gjelbërve, Volker Beck kërkoi nga qeveria gjermane të fusë një agjendë për të drejtat e njeriut si pjesë përbërëse të politikës së zhvillimit dhe asaj të jashtme.
Për "Frankfurter Rundschau" ai tha se Egjipti lejon lirinë e besimit në kuadër të rregullave të sheriatit, së drejtës islamike. Egjipti ka rritur alarmin para festës së Këshëndellave koptike, që pasojnë sulmet e Vitit të Ri në një kishë, ku mbeten të vrarë 21 persona dhe të plagosur 27. Policia ka anuluar pushimin për zyrtarët e lartë dhe ka shtrënguar masat e sigurisë në aeoporte dhe limane, duke vendosur postblloqe të reja. Koptët festojnë Kërshëndellat këtë të premte, më 7 janar.
Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet e fundit, të cilat ndodhën dy muaj pasi sulmit vdekjeprurës në një kishë në Bagdad, për të cilin mori përgjegjësinë një grup i ndërlidhur me Al- Kaidën.
Burimet
redakto- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 04. Janar 2011