Qendra për edukim 'ARS' - pengohet gjuha shqipe
Stranski jazik… Kështu, sipas përkthyesve Nazmi Abdurrahmani dhe Roland Poloska, e ka quajtur gjuhën shqipen drejtoresha e Qendrës për gjuhë të huaja dhe edukim “Ars Studio”, Tamara Neshkovska- Jovanoviq.
Përveç kësaj, drejtoresha nuk ka lejuar dy të rinjtë shqiptarë të angazhuar në këtë studio si përkthyes të flasin mes vete në gjuhën amtare, me arsyetimin se kjo ‘nuk është kulturë’ dhe se në këtë vend gjuha e vetme që mundë të flitet është ajo maqedonase. Dy të rinjtë të revoltuar nga sjellja e drejtoreshës, kanë dhënë dorëheqje nga vendi i punës përkthyes.
“Pardje ajo caktoi mbledhje enkas vetëm për gjuhën shqipe dhe e citoi, po e citoj, maqedonisht, tha “ovde se zboruva na makedonski i ne se dozvolluva da se zboruva na stranski jazik” edhe mu drejtu ashtu, bile edhe na përmedni me emër Nazmi dhe Roland, ne u zbehëm dhe mbetëm shtang. Pas mbledhjes unë dhe Rolandi shkuam në zyrë edhe i thamë cka është problemi, pse mos të komunikojmë ne për libra shqip në gjuhën shqipe por të komunikojmë në gjuhën maqedone, ajo tha “taka e, ne e kulturno” tha Nazmi Abdurrahmani, përkthyes. Sipas dy përktyhesve, situata është tensionuar edhe më shumë kur drejtoresha nuk ka lejuar Rolan Poloskën që nga kompjuteri ku ka punuar të marrë dokumentet e tij personale.“Sot në firmën ARS studio ku punonja desha ti marrë të dhënat e mia, mirëpo drejtoresha tha s’ke ti ctë kërkosh më në komjuterin, ky kompjuter është i firmës. Mirpo unë i thashë dua ti marrë të dhëna të mia, dua ti marrë më usb. Mirëpo ajo reagoi. ‘ne ne smees taka da gi zemes, kako taka, ne smees, toa e sluzben kompjuter, kako mozes ti da cepkas na toj kompjuter…. ne ti zimas od firmata podatoci, ne smees toa da go pravis’, Zlate Zlate -e thirri burrin e vet edhe u bë puna pak si….situata u tensionua. E futi dorën te kompjuteri, e mbylli kompjuterin, e mori usb-në” tha Roland Poloska, përkthyes
Drejtoresha Neshkovska, përgënjehstron pohimet e përkthyesve Abdurrahmani dhe Poloska. “Unë vlersoj si non sens të gjthë situatën pasi që prioritet i yni është përkthimi dhe aktivitete përkthyese. Përqindja më e madhe e përkthimeve që i punojmë janë në gjuhën shqipe, pastaj në atë turke dhe në të gjitha gjuhët e Ballkanit, Evropës dhe botës. Nuk shohë asnjë arsye se si do të kishim mundur ti punësojmë si përkthyes të gjuhës shqipe, ndërsa nga ana tjetër t’ua ndalojmë komunikikim në gjuhën shqipe, pasi që puna e tyre është përkthim dhe komunkim me përkthyesit tanë të cilët janë bashkëpunëtor të jashtëm të firmës” tha Tamara Neshkovska, Jovanovic, drejtore e Ars Studio. Ish të punësuarit si përkthyes në “Ars Studio” Abdurrahmani dhe Poloska, kanë paralajmëruar se për këtë problematikë do ti njoftojnë edhe përfaqësitë e BE-së në Shkup, të OSBE-së si dhe Avokatin e Popullit.
Burimet
redakto- Melihate Rustemi. "Lajmet.com" — 16. Dhjetor 2010