Statusi: E mbaruar 12:45, 18 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Evropa eshte perfshire nga nje vale e re protestash. Greket per te dyten dite radhas vershuan ne rruge ne nje demonstrate te pergjithshme, e cila eshte greva e shtate gjate ketij viti. Ata protestojne kunder masave te reja te qeverise ne perpjekje per te ulur shpenzimet shteterore dhe dhe deficitin buxhetor.

Ne mbare vendin jane mbyllur shkollat dhe transporti publik dhe aeroportet. Me thirrjen e sindikatave greva po zhvillohen gjithashtu ne France, Luksemburg, Belgjike dhe Çeki. Te gjitha keto protesta i bashkon pakenaqesia sociale ndaj masave te ashpra te ndermarra nga qeverite evropiane lidhur me krizen buxhetore ne Greqi dhe Irlande. Sekretari i pergjithashem i Konfederates Evropiane te Sindikatave, Xhon Monks, u shpreh: "Sot ne po perpiqemi qe te sensibilizojme per ate qe te gjitha qeverite e vendeve te Bashkimit Evropian, ne shkalle te ndryshme jane futur ne rrugen e ekonomive te ashpra.

Pasojat negative te ketyre masave ne do ti ndeshim vitin e ardhshem, atehere kur rreziku per nje recesion ne ekonomine evropiane do te behet realitet".

Burimet

redakto