Protesta e opozitës: “Qetësisht por vendosmërisht” Nisin grumbullimet
Nanë mbetur vetëm pak nga fillimi i protestës së opozitës së bashkuar për largimin e kryeministrit Berisha dhe zgjedhjeve të reja. Para Kryeministrisë eshte ngritur podiumi dhe jane shtuar forcat e policisë. Në emër të partive opozitare Rama do të mbajë fjalimin përmbyllës.
Demonstruesit nga Tirana dhe rrethet kane nisur te grumbullohen ne pikat e caktuara, në orën 15.30. Me pas protesta do të kulmojë në 16:00 me marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ora: 15:48- Ashtu sikurse në demonstratat e mëparshme të opozitës, protestuesit kanë nisur të grumbullohen në disa zona të kryeqytetit, për tu bashkuar më pas në pikën qendrore, përpara Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gazetarët e NEWS24 raportojnë nga terreni se demonstruesit kanë nisur të grumbullohen në pikat e pikat e caktuara: Stacioni i Trenit, Rruga e Elbasanit, kryqëzimi i “Zogut të Zi, “Pallati me Shigjeta” ndersa udhehiqen nga deputetet e Partise Socialiste.
Opozita ka bërë thirrje për një demonstratë paqësore, për të kërkuar largimin e qeverisë nën moton “Qetësisht, por vendosmërisht”.
Burimet
redakto- "Protesta e opozitës: “Qetësisht por vendosmërisht” Nisin grumbullimet" — BalkanWeb, 18 Shkurt 2011