Prishtine:Dilema rreth koalicionit te ri
Ndërsa vazhdojnë dilemat nëse PDK, e dalë fituese në zgjedhjet e fundit sipas rezultatit paraprak, do të mund të formojë koalicion qeverisës dhe të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave për të formuar qeverinë e re, kryetari i saj, njëherësh kryeministër në dorëheqje, Hashim Thaçi, u zotua se do ta përfundojë edhe mandatin e dytë si kryeministër i Kosovës. Thaçi tha se reformat nuk kanë të ndalur dhe se ato do të vazhdojnë deri në fund të mandatit të ardhshëm katërvjeçar.
“Këto zgjedhje i kanë dhënë edhe një hijeshi demokracisë, sepse do të kemi edhe një opozitë të re - besoj korrekte, konstruktive dhe të shëndoshë për demokracinë. Do të vazhdojmë në kuptimin e mandatit të ardhshëm katërvjeçar deri në vjeshtën e vitit 2014”, theksoi Thaçi. Në bazë të Kushtetutës, partia e parë apo fituesja e zgjedhjeve merr fillimisht mandatin për formimin e qeverisë. Por, nëse nuk ia del të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Parlament, mandati për formimin e qeverisë i kalon partisë së dytë.
Burimet
redakto- "RTSH.al" — 24. Dhjetor 2010