Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli të Hënën viziton Shqipërinë

Statusi: E mbaruar 19 Mars 2011 17:11 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli vjen të hënën në Tiranë (21 mars) për një vizitë zyrtar dyditore, i ftuar nga Presidenti Bamir Topi në vizitën e parë jashtë Kosovës, pas zgjedhjes së tij në postin e Presidentit. Sipas axhendës zyrtare publikuar nga Presidenca, Kreu i shtetit të Kosovës do të pritet paraditen e së hënës në një ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Topi, me të cilin do të zhvillojë fillimisht një takim têt a têt dhe më pas do të dalin në konferencë për shtyp.

Behgjet Pacolli
Sali Berisha

Presidenti Pacolli do të ketë takime të veçanta edhe me kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë vizitës së tij ai do t'i drejtohet me një fjalë përshëndetëse parlamentit shqiptar. Presidenti i Kosovës do të takohet dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i cili do t'i dhurojë Çelësin e Qytetit. Në ditën e dytë të vizitës së tij (22 mars) në Shqipëri, President Pacolli do të takohet me kryetarin e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.

Pas ceremonisë së vendosjes së kurorës për nder të të rënëve në Monumentin "Nënë Shqipëri", Presidenti i Kosovës do të jetë i pranishëm në Universitetin Europian të Tiranës ku do t'i dorëzohet çmimi "Honoris Causa". Axhenda e tij vijon me pjesëmarrjen në punimet e Forumit të Biznesit Shqipëri-Kosovë, për t'u pasuar nga një vizitë në qytetin e Krujës ku do të vizitojë Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Etnografik dhe Pazarin e Vjetër. Gjithashtu, President Pacolli do të vendosë dhe një kurorë në "Varrin e Skënderbeut në qytetin e Lezhës.

Shih dhe këtë

redakto

Burimet

redakto