Portugali: Kryeministri Socrates jep dorëheqjen

Statusi: E mbaruar 24 Mars 2011 17:19 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Kryeministri portugez, José Socrates dha dje në mbrëmje vonë dorëheqjen, më pak se dy orë pas refuzimit nga ana e parlamentit të programit të tij të ri të masave shtrënguese ekonimike të ndërmarra për garantimin e ekuilibrave të financave publike dhe mënjanimin e një ndihme të huaj. "Të gjitha partitë e opozitës refuzuan masat e propozuara nga qeveria për të mënjanuar që Portugalia të merrte një ndihmë të huaj financiare, deklaroi Socrates. "Opozita i hoqi qeverisë të gjitha kushtet për të qeverisur. Për këtë arsye i paraqita presidentit të republikës dorëheqjen time, shtoi ai.

José Sócrates

Burimet

redakto