Statusi: E mbaruar 4 Prill 2011 21:32 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Mbrojtësi i Barcelonas, Gerard Pique ka deklaruar në një intervistë për L’Equipe se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë ekstremë të fuqishëm,por beson se bashkëlojtari i tij është lojtar më i mirë.

Gerard Piqué

“Messi ka më shumë. Ronaldo driblon mirë, i shkëlqyer me kokë, por Leo është më direkt me topin. Ai bën gjithmonë më shumë përveç golit”, deklaroi mbrojtësi spanjoll.

Ai vazhdoi duke thënë se të dy janë rëndë për t’u përballuar, kurse Ronaldo është më i lehtë ballë për ballë. “Duhet ta bëni Ronaldon të luaj me të majtën, pasi nuk është i mirë si me të djathtën ,prandaj mund ta ndaloni të depërtoj në qendër”.

Pique po ashtu tregoi pak kur Messi erdhi në skuadër. Disa nga lojtarët besonin se Messi është shumë i dobët.

“Ishim duke pyetur çfarë po bënte me ne. Nga ai sesion i ushtrimeve, nuk mund ta merrnim topin nga ai dhe edhe tani nuk mundemi ! Dobësia e tij ishte fiziku, ai e theu këmbën në ndeshjen e dytë”.

Burimet redakto