Permbytje te pa para ne Kaliforni
Permbajtje e pjekur perpara
Sa e neveritshme qe qenka kjo permbajtje, nuk dua ta shoh kete permbajtje!
Reshjet e fuqishme atmosferike dhe rrëshqitjet e dheut, kanë shkaktuar dëme të mëdha në jug të Kalifornisë. Shtëpi dhe makina kanë mbetur të fundosura nën masat e baltës, rrugët janë përmbytur. Të prekura janë edhe disa lagje periferike të Los Anxhelesit.
Për një javë rresht banorët e jugut të Kalifornisë u përballën me një stuhi e furishme. Guvernatori Arnold Schwarzeneger shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në gjashtë qarqe të shtetit federal amerikan. Edhe në shtetet federale Utah, Nevada dhe Arizona ka pasur përmbytje.
Burimet
redakto- "RTSH.al" — 23. Dhjetor 2010