Pas motit me shi vjen i ftohti. Dimri acar, nis të Premten

Statusi: E mbaruar 14:54, 06 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Ti gëzohemi dhe pak ditë motit me temperature relativisht të freskëta, në fundjavë troket dimri i acartë. Kështu tregon parashikimi i motit në agjencinë e lajmeve në BalkanWeb, ku gjatë ditëve në vijim pritet që temperaturat të shënojnë maksimalja mesatare 16 gradë Celsius, kurse minimalja 13 e 12 Gradë Celsius. Gjatë këtyre ditëve në disa zona do të ketë dhe reshje lokale të shiut ku më me instensitet priten të jenë ditën e enjte. Por, duke nisur nga e Premtja, do të shënohet një rënie drastike temperaturash, ku në zonat malore do të zbresë dhe në -3 Gradë Celsius dhe do të shoqërohen me reshje bore.

Një lajm jo i mirë dhe për shkodranët që këto ditë po vuajnë situatën e rënduar nga përmbytjet. Në zonat e Shkodrës reshjet e shiut do të bien me intensitet të enjten, kurse të premten do të ketë mot me diell, por të acartë. Maksimalja e temperaturave do të shënohet vetëm 5 Gradë Celsius në këtë qytet, kurse minimalja 1 Gradë Celsius.

Në Tiranë të premten temperatura maksimale do të jetë 8 dhe 2 Gradë Celsius, në Lezhë 8 dhe 0 Grade Celsius. Në Lezhë nuk do të ketë reshje shiu me instensitet të lartë ditën e enjtë dhe të premte. Në Korcë e Pogradec do të shënohet në fundjavë një rënie temperaturash deri në -3 e -5 Gradë Celsius, minimalja. Në veri të vendit, kryesisht Kukës e Tropojë, Peshkopi do të ketë mot të vrenjtur përgjatë gjithë javës, kurse të premten temperaturat do të bien deri ne -1 Gradë Celsius. Ulja e temperaturave dhe reshje lokale do të ketë dhe jugun e vendit, por jo aq të ashpra sa në zonat veriore të vendit.

Referenca

redakto