Pas 2011, asnje ushtar amerikan ne Irak

Statusi: E mbaruar 21:23, 29. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Pas vitit 2011 në territorin e Irakut nuk do të mbetet asnjë ushtar amerikan, deklaroi kryeministri irakian Nuri al Maliki në intervistën për gazetën "Uolstrit Xhurnal". Sipas tij, në pajtim me marrëveshjen paraprakisht të arritur mes Uashingtonit dhe Bagdadit gjatë vitit të ardhshëm Irakun do ta braktisë "edhe ushtari i fundit amerikan".

Ushtar amerikan në Bagdad

"Marrëveshja e arritur nuk mund të prolongohet, as të ndryshohet. Ky vendim është final", plotësoi Al Maliki. Ai potencoi se Qeveria e tij e re koalicione, të cilën Parlamenti irakian e zgjodhi javën e kaluar, së bashku me forcat e sigurisë të Irakut janë "plotësisht në gjendje të përgjigjen në të gjitha sfidat dhe kërcënimet për siguri, sovranitet dhe unitet të vendit". Maliki, i cili është shiit, potencoi edhe se nuk do të lejojë që Iraku të futet në çfarëdo qoftë aleance me Iranin, edhe pse pranon se në Qeverinë e tij "ka njerëz të cilët përkrahin një ide të tillë".

Burimet

redakto