Pakistan: Talebanët marrin përgjegjësinë për një sulm
Talebanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj 20 cisternave të naftës në jugperëndim të Pakistanit, njoftuan agjencitë ruse të lajemve. Autocisternat transportonin karburant për forcat amerikane dhe të NATO-s në Afganistan. Zëdhënësi i talebanëve, Azam Tarik deklaroi se tetë anëtarë të një grupi taleban u vënë zjarrin cisternave, gjatë një sulmi ku mbeti i plagosur njëri prej drejtuesve të tyre. Militantët islamikë në Pakistan shpesh sulmojnë kamionët me furnizime për trupat e huaja që shërbejnë në Afganistan.
Burimet
redakto- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 16. Janar 2010