Pakistan: Të paktën 17 të vdekur nga një atentat në qendër
Të paktën 17 persona gjetën vdekjen dhe 75 të tjerë u plagosën sot në një atentat me autobombë në një pikë karburanti në qendër të Pakistanit, njoftoi policia.
"Ishte një makinë bombë, po hetojmë për të mësyar nëse ajo drejtohej apo jo nga një kamikaz", i deklaroi AFP-së me telefon Aftab Cheema, shef i policisë rajonale të Faisalabad, qyteti i madh në qendër ku ndodhi tragjedia. Shpërthimi ndodhi pranë një pike furnizimi me karburant.
"Bilanci i deritanishëm është 17 të vdekur dhe 75 të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje kritike", i deklaroi me telefon AFP-së Naseem Sadiq, një zyrtar i lartë i bashkisë Faisalabad.
Pakistani është përfshirë nga një valë e paprecedentë atentatesh, të kryera veçanërisht nga kamikazë talebanë aleatë të Al-Kaidës dhe që ka shkaktuar më tepër se 4 000 të vdekur brenda tre vjet e gjysmë.
Burimet
redakto- "Pakistan: Të paktën 17 të vdekur nga një atentat në qendër" — Radio Televizioni Shqiptar, 08. Mars 2011