Padrejtësia nxit kryengritjen në Afganistan

Statusi: E mbaruar 18:01, 16 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Një raport për gjendjen e drejtësisë në Afganistan sugjeron se dështimet në këtë fushë po nxisin kryengritjen.

Harta e Afganistanit
Flamuri

Raporti i institutit londinez të kërkimeve, Chatham House, thotë se sistemi afgan i drejtësisë është i korruptuar, plot pabarazi dhe shumë pak transparent. Një sistem i tillë, thuhet në raport, i ka ftohur marrëdhëniet e qytetarëve me qeverinë dhe ka bërë që shumë prej tyre t'u bashkohen talibanëve apo t'i përkrahin ata.

Alex Strick van Linschoten, një nga autorët e raportit ka jetuar në Kandahar gjatë dy vjetëve të fundit. Ai i tha BBC-së se një nga rrugët e përmirësimit të gjendjes mund të jetë përmes negociatave me talibanët. "Duket se rruga për të parandaluar zgjerimin e një konflikti edhe më të përgjakshëm në Afganistan, e ndoshta edhe në vende të tjera fqinj, është ajo e negociatave, përpjekja për të nxitur një qasje të përgjegjshme politike nga pala e kryengritësve dhe e krahut të tyre politik. Kështu mund të ecet përpara", tha zoti van Linschoten.

Burimet

redakto