Pacolli i dorëzon Krasniqit postin e presidentit
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Jakup Krasniqi merr të shtunën postin e ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës.
Në kabinetin e presidentit do të organizohet ceremonia e dorëzimit të detyrës nga presidenti i deritanishëm, Behxhet Pacolli dhe pranimi i saj nga ana e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Burimet
redakto- "Pacolli i dorëzon Krasniqit postin e presidentit" — Balkanweb, 01. Prill 2011