Olimpiada 2016: Logoja zbulohet vitin e ri

Statusi: E mbaruar 23:02, 29. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Brazili në ndërrimin e viteve do të zbulojë logon e Lojërave Olimpike 2016. Kjo do të ndodhë gjatë pritjes së Vitit të Ri në plazhin Kopakabana në Rio de Zhaneiro. Në këtë ngjarje pritet të jenë të pranishëm rreth 2 milionë njerëz, e mes tyre edhe mysafirë të shquar si kreu i Komitetit Ndërkombëtar të Olimpiadës, Zhak Rog. Disenji i logos së lojërave të para olimpike që mbahen në Amerikën Latine ende mbahet i fshehur. Dihet se propozimin për logo e kanë paraqitur 139 kompani, ndërsa tetë nga to kanë hyrë në finale.

Flamuri i Brazilit

Burimet

redakto