Oferta, Lacio jep 8 mln euro për kartonin e Canës

Statusi: E mbaruar 29 Mars 2011 21:34 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Lorik Cana, ka mundësi të mëdha që edicionin e ardhshëm të luajë në Serie A, shkruan të hënën e përditshmja italiane “Il Tempo”. Krerët e Lazios kanë shprehur interesim për transferimin e Canës në fund të këtij edicioni, pasi e shohin si përforcim ideal në mesfushë. Skuadra italiane për shërbimet e Canës është e gatshme të paguajë një dëmshpërblim deri në 8 milionë euro. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë pritet të largohet nga skuadra turke, pasi Gallatasaraji po planifikon të largojë disa nga yjet si pasojë e rezultateve të dobëta këtë edicion dhe pamundësisë që edicionin tjetër të luajë në Kupat e Evropës.

Problemi i vetëm në këtë rast mbetet rroga e lartë prej 2.5 milionë eurosh që ka Cana në Turqi, ndërsa Lotito paguan vetëm 1.7 milionë. Gallatasaraji ndërkohë kërkon 6 milionë për kartonin. Veç Lacios, ai kërkohet edhe nga Shalke e Shtutgarti në Gjermani, si dhe Aston Vila në Angli.

Burimet redakto