Obama: Bota duhet t'i mbajë premtimet ndaj Haitit
Presidenti Barak Obama u shpreh se komuniteti ndërkombëtar duhet t'i mbajë premtimet e bëra për ndihma në Haiti, një vit pas tërmetit të përgjakshëm që shkatërroi vendin dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i besueshëm i Port-au-Prince. "Që prej çasteve të para të katastrofës, Shtetet e Bashkuara ndihmuan në mobilizimin e ndihmës ndërkombëtare për operacionet e shpëtimit dhe rindërtimin e Haitit", thekson Obama, i cili ka dërguar mjete të shumta, ndër të cilat një aeroplanmbajtëse bërthamore, pas katastrofës që shkaktoi vdekjen e të paktën 220 000 personave më 12 janar 2010. "Komuniteti ndërkombëtar tashmë duhet t'i mbajë premtimet e bëra për një ndihmë të fuqishme dhe afatgjatë. Dhe ndërkohë që përpiqen të rindërtojnë atdheun e tyre, haitianët mund të mbështeten në partneritetin e besueshëm të Shteteve të Bashkuara", deklaroi presidenti Obama.
Burimet
redakto- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 12. Janar 2011