Nje Serb i akuzuar per krime lufte kapet ne Gjermani
Një i akuzuar serb për krime lufte gjendet prej disa javësh në gjendje arresti në Gjermani. Siç bëri të ditur një zëdhënëse e Ministrisë së Drejtësisë në Berlin, ish-anëtari i një njësie paramilitariste serbe, Zoran Obradoviç është kapur në Gjermani para disa javësh. Ajo konfirmoi me këtë njoftimet e medieve të huaja. "Gjykata e Lartë e Frankfurt mbi Majn ka miratuar ekstradimin e tij për në Serbi", bëri të ditur zëdhënësja. Obradoviç ka paraqitur ndërkohë ankimimin e tij në Gjykatën Kushtetuese gjermane.
I akuzuari për krime lufte, Zoran Obradoviç ka qenë anëtar i "Çakallëve", një njësie paramilitariste serbe, e cila ka qenë aktive në kohën e luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Që nga e hëna pjesëtarë të dikurshëm të kësaj njësie duhet të përgjigjen para drejtësisë në Beograd për vrasjen e 43 civilëve shqiptarë në fshatin Çushkë në maj të vitit 1999.
Burimet
redakto- "RTSH.al" — 26. Dhjetor 2010