Një tjetër çmim ndërkombëtar për filmin “Shqiptari”

Statusi: E mbaruar 19:19, 26 Janar 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Filmi “Shqiptari”, një prodhim gjermano-shqiptar, ka marë çmimin e parë në edicionin e 32-të të Festivalit të Filmit Max Ophüls në Gjermani. Regjisori gjerman Johannes Naber ka fituar me “Shqiptari” me motivacionin: “Ky film tregon në mënyrë koherente dhe me një kinematografi të veçantë udhëtimin e një shqiptar të dëshpëruar në Gjermani për të gjetur paratë, për të bërë pajën e vajzës që dashuron, me të cilën do të martohet.”

Filmi është xhiruar mes Shqipërisë dhe Gjermanisë me protagonist një emigrant shqiptar nga Tropoja, që interpretohet nga aktori shqiptar Nik Xhelilaj. Ky i fundit emigron për të siguruar një shumë parash për t'u martuar me vajzën që dashuron, të cilën familja do ta martojë me një tjetër që është i gatshëm të paguajë 10 mijë euro që i duhet familjes për të shlyer një borxh.

Skenari i filmit është është një histori e shkruar nga 5 autorë, mes të cilëve Andeta Spahivogli dhe regjisori i filmit, gjermani Naber. Në role të tjera interpretojnë: Xhejlane Terbunja, Ivan Shvedoff, Amos Zaharia, Stipe Erceg, Yllka Mujo, Guljem Radoja, Bruno Shllaku, Julian Deda, Çun Lajçi, Luan Jaha, Fatime Lajçi, Vasillaq Godo, etj.

“Shqiptari” ka fituar edhe çmime të tjera si: Çmimi aktori më i mirë dhe Çmimi special i jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë, Çmimi aktori më i mirë në Festivalin e Filmit në Antalia, Çmimin special në Festivalin e Prishtinës 2010, etj. Aktori Nik Xhelilaj me interpretimin në filmin “Shqiptari” u shpall dhe në listën e 10 aktorëve të rinj më të mirë në Europë.

Burimet redakto