Një portret i mbretëreshës Beatrix shitet 409 mijë euro
Një portret i mbretëreshës Beatrix e Holandës i realizuar nga piktori amerikan Andy Warhol në vitin 1985, u shit 409 000 euro sot në Amsterdam, deklaroi shtëpia e ankandit Christie's.
"Portreti u shit për 409 000 euro në ankandin e fondacionit Triton, e cila organizon ekspozita, deklaroi Maarten van Gijn, një zëdhënës i Christie's në Holandë.
Kjo vepër arti bën pjesë në një sërë portretesh të quajtura katër mbretëreshat ku artisti përjetësoi katër mbretëreshat e vërteta të kësaj epoke, Elizabeta II e Anglisë, Margrete II e Danimarkës, Ntombi laTfwala e Zvicrës dhe Beatrix e Holandës, sipas Van Gijn.
Referenca
redakto- Balkanweb.com (03.12.2010)