Nesër ndryshon ora
E shtunë, 24 mars 2012
Duke filluar nga nesër do të duhet të zgjohemi një orë më herët. Kështu, të dielën e 25 marsit 2012, në orën 2:00 akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta para duke e çuar orën në 3:00. Kjo orë verore zgjat deri në të dielën e fundit të tetorit.
Ideja për ndryshimin e orës u hodh nga Benjamin Franklin me qëllimin e ruajtjes së energjisë.