Negociata sekrete për zgjidhjen e emrit

Statusi: E mbaruar 16:15, 6. Janar 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Negociata sekrete midis përfaqësuesve special të Shkupit dhe Athinës po zhvillohen me ndërmjetësues evropian dhe amerikan me qëllim të krijimit të terrenit më dinamik për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Pozita gjeografike

Kjo bëhet e ditur nga media greke, të cilat kanë në qendër të vëmendjes çështjen e kontestit të emrit me Maqedoninë. Duke u thirrur në burime diplomatike, shtypi grek shkruan se në tryezën e negociatave janë shtruar dy propozimet: Republika Veriore e Maqedonisë dhe Republika e Maqedonisë së Vardarit. Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic deri tani ka propozuar emra me përmbajtje gjeografike, por pa përcaktuar spektrin e përdorimit në planin bilateral dhe multilateral.

Mediat greke shkruajnë se Qeveria e Nikolla Gruevskit në Shkup ditëve të fundit ka ndryshuar mënyrën e komunikimit, duke treguar edhe ndryshim të stilit, për të krijuar një klimë miqësie dhe duke treguar vullnet për negociata esenciale. Por, opinioni grek do të shfaqë reagime në rast se do të arrihet tek një zgjidhje. Partia e opozitës Nea Demokracia disa herë akuzoi Qeverinë e kryeministrit Jorgos Papandreu se nuk po tregon të vërtetën e qëndrimeve në raport me problemin e emrit dhe se po udhëheq diplomaci sekrete për çështjen e emrit me Maqedoninë.

Burimet

redakto