Ndalohet libri i diskutueshëm mbi Mahatma Gandhin
Një libër i diskutueshëm për Mahatma Gandhi është ndaluar nga qeveria e vendit të tij të lindjes, Gujarat.
Kryeministri Narendra Modi ka thënë se përmbajtja e librit ishte “perverse dhe e përçmonte ikonën e paqes”.
Libri i shkruar nga autori fitues i çmimit Pulitzer, Joseph Lelyveld përmban dëshmi se heroi indian ka pasur lidhje homoseksuale.
Ndërkohë mediat londineze bëjnë më dije se pritet që ndalimi i librit të bëhet edhe në vende tjera që nuk e kanë të legalizuar homoseksualizmin.
Asambleja e shtetit të Gujaratit ka votuar menjëherë dhe ka marrë vendim që “Great Soul: Mahatma Gandhi and His Struggle ëith India” të ndalohet.
Kjo ka ndodhur para se libri të botohet në Indi dhe masat janë marrë pasi kanë lexuar disa herë librin.
Burimet
redakto- "Ndalohet libri i diskutueshëm mbi Mahatma Gandhin" — Balkanweb, 05. Prill 2011