Nata e parë e Festivalit të 49 të këngës në RTSH

Statusi: E mbaruar 15:23, 25 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Edicioni i 49-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar shfaqi mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve natën e tij të parë, në të cilën interpretuan 19 këngëtarë, 3 prej të cilëve nga kompeticioni i të rinjve. Natën e parë e hapi këngëtari Selami Kolonja me këngën "Marmara", shkruar dhe kompozuar nga vetë ai për t’ia lënë radhën më pas artistëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani në një duet me këngën "Ende ka shpresë", shkruar, kompozuar dhe orkestruar nga vetë ata. Në skenën e Pallatit të Kongreseve performuan më pas edhe artistë të tjerë si Kamela Islamaj me këngën "Jetova për ty", Klajdi Musabelliu me "Vetëm ti”, Evans Rama "Sonte", Agim Poshka me "Bota.Com.Vetmi”, Dorina Garuci me "Mirëmbrëma ëngjëlli im", etj. Ndërsa në kompeticionin e artistëve të rinj morën pjesë këngëtarët Ilir Kazaferri, Maria Prifti dhe Megi Laska.

Ndër kompozitorët e natës së parë të festivalit spikatnin emrat e Ernis Çilit, Jetmir Barbullushit, Lambert Jorgaqit, Edmond Mancakut, Gent Myftarait, etj. Risi e këtij festivali ishte rikthimi i kompozitorit Valentin Veizi, krijimet e të cilit kanë fituar çmime të para në edicionet e kaluara, nën interpretimin e Elsa Lilës. Këtë vit festivali drejtohet nga këngëtari operistik Josif Gjipali, aktorja Mirela Naska si dhe këngëtarja Jonida Maliqi. Juria e festivalit që do të përzgjedhë këngën fituese, e cila do të shkojë në festivalin e këngës “Eurovizion", përbëhet nga Aleksandër Peçi, Edison Miso, David Tukiçi, Manjola Nallbani, Robert Radoja, Artan Minarolli, Edmond Tullumani.

Skenografia e festivalit është një realizim artistik i skenografit Bashkim Zahaj, drejtor artistik i festivalit është Edmond Zhulali, ndërsa regjisor është Bojken Lako. Mbrëmjen e nesërme do të zhvillohet nata e dytë, gjatë së cilës do të interpretojnë këngëtarët Besa Kokëdhima, Denis Hasa, Kujtim Prodani, Goldi Halili, Françesk Radi, Aurela Gaçe, Kejsi Tola, Saimir Braho, etj.

Burimet

redakto