Nasa publikon fotografinë e parë të Mërkurit

Statusi: E mbaruar 1 Prill 2011 19:19 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


NASA ka publikuar fotografinë e parë të sipërfaqes së Mërkurit të incizuar nga anija Messenger e agjencisë amerikane të gjithësisë.

Mërkuri

“Herët në mëngjes, në orën 9:20, sipas kohës euro-perëndimore, Messenger ka incizuar fotografi historike të planetit Mërkur. Kjo është fotografia e parë e planetit më të afërt të diellit e bërë nga një anije fluturuese në orbitën e saj”,- thuhet në deklaratën e lëshuar nga NASA.

Messenger ka bërë gjithsej 363 fotografi për gjashtë orë, ndërsa publikimi i përgjithshëm i tyre është caktuar për një konferencë për gazetarë, në të cilën shkencëtarët do të flasin në lidhje me zbulimet e reja.

Pjesa e sipërme e fotografisë tregon një krater të pazakontë të quajtur Debussy, ndërsa pjesa e poshtme, në afërsi të polit të Mërkurit, nuk është fotografuar asnjëherë më parë nga gjithësia.

Messenger është anija e parë fluturuese e NASA-s në orbitën e Mërkurit, në të cilën ka hyrë më 17 mars, ndërsa në mision është dërguar që prej gjashtë vitesh.

Burimet

redakto