NBA All Star Game: Wade shkëlqen në fitoren e Lindjes
Basketbollisti i Miami Heat ishte ylli kryesor në takimin All Star të NBA, duke shënuar 28 pikë dhe 11 asistime për të ndihmuar skuadrën e tij që të shënoj fitore të madhe prej 141-139.
Gjithçka ishte e barabartë në të katërta periudha kur avantazhi kalonte herë në njërën anë e herë në anën tjetër.
Është impresionues rekordi prej 108 mijë e 713 shikuesve në Cowboys Stadium të Arlingonit në Texas.
Ndeshjen e përfundoi Chris Bosh me dy gjuajtjet e sakta të lira.
MVP u shpall Dwayne Wade që ishte fantastik në këtë takim.
Për skuadrën e perëndimit më i mirë ishte Carmelo Antony me 27 pikë dhe 10 kërcime.
Burimet
redakto- "Lajmesport.com" — 21. Dhjetor 2010